Kryetari i aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur thellësisht i prekur nga vdekja e parakohshme e gazetarit, Zijadin Gashi.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj tha se vdekja e Gashit është humbje e rëndë për gazetarinë në Kosovë.
“Thëllësisht i prekur nga ndarja e parakohshme nga jeta e gazetarit Zijadin Gashi. Shkuarja e tij në amshim është humbje e rëndë për gazetarinë e Kosovës dhe për të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të. Ngushëllimet më të thella për familjen, miqtë dhe kolegët e tij në këto çaste të dhimbshme”, ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë