Daut Haradinaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se gjatë kësaj legjislature do të bëj gjithçka brenda kapaciteteve të tij, për të kërkuar llogari dhe drejtësi nga Gjykata Speciale në Hagë.
Haradinaj ftoi të gjithë “pa dallim” që të ngrejnë zërin dhe të kërkojnë drejtësi – pas asaj se çfarë po ndodh me Dhomat e Specializuara në Hagë, shkruan Arbresh.info.
“Nuk e di cili është fati i këtij legjislacioni të Kosovës, por di që do të bëj gjithçka brenda kapaciteteve të një deputeti për të vënë në lëvizje një mekanizëm që do të hedhë dritë mbi këtë proces, duke kërkuar llogaridhënie për gjithë ecurinë e tij. Premtimet e mia nuk ishin dhe nuk janë elektorale; ato janë përtej meje, janë për UÇK-në. Ne nuk i jemi frikësuar asnjëherë drejtësisë, por padrejtësisë.”, ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info/
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses