Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj në vazhdën e takimeve me qytetarë të Kosovës, sot ka bashkëbiseduar me ata të Pejës.
Haradinaj ka thënë në Pejë se jemi me fat që Presidenti i ShBA-ve është i lidhur fort me Ballkanin dhe me shqiptarët.
“Jemi me fat që situata gjeopolitike është në favorin tonë e në SHBA e kemi një president të lidhur fort me Ballkanin dhe shqiptarët. Këto janë disa arsye që dialogu për normalizimin e plotë dhe njohjen reciproke, duhet të dinamizohet dhe të përfundojë sa më parë”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.
Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës me mosmiratimin e Ligjit të Pagave po i varfëron qytetarët e Kosovës.
“Me qytetarët e nderuar të Pejës, bashkëbiseduam edhe për zhvillimet e tjera në vend dhe dëgjova me kujdes shqetësimet e tyre. Qeveria e Kosovës me mosmiratimin e Ligjit të Pagave dhe mospagesën e pagave me rritje sipas inflacionit, po i varfëron qytetarët. Krahas krizës ekonomike dhe energjetike, ky është shqetësimi kryesor i qytetarëve në mbarë vendin”, ka përfunduar Haradinaj./arbresh.info/
Fantastike: Shqiptari Jurgen Uldedaj mbron titullin IBO ndaj...
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...