Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar me rastin e Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke theksuar rëndësinë e Kushtetutës si dokument themelor i shtetit.
“Sot, Republika e Kosovës shënon Ditën e Kushtetutës, dokumentin themelor që mishëron idealet e luftës çlirimtare për liri dhe shtetësi. Kjo Kushtetutë moderne është gardiani që mbron arritjen më të madhe të shqiptarëve, shtetin e pavarur të Kosovës, duke garantuar të drejtat e njeriut, barazinë para ligjit dhe mbrojtjen e qytetarëve pa dallim. Në 5 vitet e fundit, kemi parë shkelje të panumërta të Kushtetutës, përmes vendimeve dhe veprimeve antikushtetuese duke anashkaluar qëllimshem parimet e saj. Kjo praktikë duhet të ndalet urgjentisht. Urime Dita e Kushtetutës!”, ka shkruar Haradinaj ne Facebook.
27 Maji – Dita kur u konfirmua aktakuza për krime lufte ndaj...
Kurti sot zhvillon takim me kongresistë amerikanë
Izraeli intensifikon sulmet në Liban, mbi 30 viktima, mes ty...
Sot Kurban Bajrami, Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar d...
Presidenti Begaj uron Bajramin nga qyteti i shenjtë i Mekës
FFK uron Bajramin: Kjo festë e sakrificës, të na afrojë më s...