Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka përkujtuar nipin e tij Shqipdonin, 14 vjet pas ndarjes nga jeta.
Në një postim emocional në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj tha se gjithçka është ndryshe në familjen Haradinaj pas ikjes së Shqipdonit.
“Shqipdon, sot e katërmbëdhjetë vjet, është gjithçka ndryshe, për Suzanën, për Luanin e për të gjithë ne” – ka shkruar Haradinaj duke shtuar se “Malli është i pashuar e kujtimi i përjetshëm!”.
Kujtojmë se i biri i Heroit të Kombit Shkelzen Haradinaj, Shqipdoni, ndërroi jetë në një aksident komunkacioni. Heroi ka edhe një djalë, Luanin i cili sot është oficer në Ushtrinë e Kosovës. /arbresh.info/
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...