Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kongresi i Lushnjës ka shënuar hapin vendimtar për bërjen e Shqipërisë.
Haradinaj në shkrimin e bërë në Facebook ka shkruar se Qeveria e dalë nga ai tubim kombëtar ndaloi përgjithmonë copëtimin e mëtutjeshëm të shtetit shqiptar dhe hodhi themelet e ndërtimit të rendit kushtetues dhe zhvillimin e forcimin e shtetit.
“Shembulli i burrave të mbledhur në Lushnjë, duhet të shërbejë për secilin pushtetarë, edhe në ditët e sotme”, ka shkruar ai.
Haradinaj ka pohuar se Kongresi i Lushnjes, me të drejtë vlerësohet si ngjarja më e rëndësishme për shqiptarët pas shpalljes së pavarësisë.

Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron