Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në orën gjashtë të mëngjesit e ka vizituar dhomën e komandës së policisë. I pari i qeverisë ishte pranë policëve para se ata të niseshin për në Veri të Mitrovicës. Kështu tha shefi i kabinetit të Haradinajt në emisonin “Frontal” në T7
“Kryeminsitri e ka vizitu në orën 6 dhomën e komandës dhe ka diskutuar për kapacitetet taktitike dhe profesionale që i ka pasur policia. Më fillim të aksionit kryeministri e ka vizituar dhomën e komandës dhe i ka dhënë përkrahje policisë”, ka thënë Selim Selimi.
Selimi më tej ka theksuar se aksioni i sotëm nuk kishte aspak dimension politik.
“Nuk ka dimension politik, aksionet tjera si ai me Gjuriqin ka pasur dimension politik, e ky vetëm sundim i ligjit”, ka shtuar Selimi.
Tetë zyrtarë policorë nderohen me Medalje për shpëtim jete
Abdixhiku: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë...
“Plagë që na i ka lënë korrupsioni”, Kurti: Byroja për Konfi...
Ministri grek i Mbrojtjes përfundon takimin me Ramën, në fok...
Alarm në Tokio/19 persona përfundojnë në spital pas përhapje...
Francë: Arrestohet 16-vjeçari i dyshuar për vrasjen e 12-vje...