Lideri i AAK-së dhe njëherësh i nominuari për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj ka uruar Majlinda Kelemendin për marrjen e çmimit “xhudistja më e mirë e sotme”.
Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Majlinda po jep një shembull se si lartësohet Kosova.
Postimi i plotë:
Është e sata herë që Majlinda Kelmendi, e bën krenar familjen, shtetin dhe kombin! Çmimi “Xhudistja më e mirë e sotme” nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, është edhe një sukses kulmor i Majlindës dhe i sportit të Kosovës në përgjithësi.
Ajo po na jep një shembull si lartësohet Kosova!
Me fat Xhudistja më e mirë sot, Majlinda Kelmendi!
RH
46-vjeçari nga Kosova arrestohet në Ulqin, dyshohet se vrau ...
Takimi me kongresistët amerikanë, Haxhiu: Anëtarësimi në NAT...
Belgrano fiton titullin historik pas rikthimit të çmendur nd...
Arrestohen dy kosovarë në Maqedoni, dyshohen se transportoni...
Policia ekstradon nga Zvicra të dyshuarin për “Dhunim”
Policia spanjolle kundër korrupsionit bastis selinë e partis...