Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka pranuar se marrëveshjet Kosovë-Shqipëri nuk po zbatohen.
Kreu i ekzekutivit theksoi se duhet një vlerësim i brendshëm, jo vetëm të Kosovës, por edhe të Shqipërisë së pse po ngecë zbatimi. Këto komente, Haradinaj i bëri pasi u pyet nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, rreth zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri me tani nga takimet e dy qeverive.
“Kapaciteti për të bashkëpunuar bashkë me Republikën e Shqipërisë qeverisës ekziston, por nuk është aq në zbatim, nuk ka ndodhur mjaftueshëm, në të kaluarën, mendoj as tash jo. Ekziston një ndjenjë e mirë, në vullnet i madh, ekziston një. Por praktikisht ka disa po i quaj ashtu që çalon në disa aspekte. Të gjitha marrëveshje që atëherë që janë nënshkruar e deri sot, është dashur të arrijnë në Kuvend, do të kërkoj që me shkresa t’iu vijnë deputetëve. Do ndoshta evoluim të brendshëm pse ngecë zbatimi, pra i të dy qeverive, nuk mendoj vetëm i Kosovës, por edhe i Shqipërisë. Do të thotë do një vlerësim të brendshëm pse ngecë zbatimi”, tha Haradinaj.
Kosova dhe Shqipëria deri tani kanë mbajtur tri mbledhje të përbashkëta të qeverive, në Prizren, Vlorë e Korçë, nga janë nënshkruar një numër i madh i marrëveshjeve të bashkëpunimit, por që deri më tani edhe nga opinionit dhe media është vlerësuar se ato nuk kanë prodhuar ndonjë efekt.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...