Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vazhduar edhe sot vizitën në Austri.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka takuar kryesinë e degës së AAK-së në qytetin Graz të Austrisë. Ai ka vizituar bizneset të cilat janë në pronësi të mërgimtarëve tanë, shkruan arbresh.info.
“Në kuadër të vizitës sime në Austri, takova kryesinë e Degës së AAK-së në qytetin e Graz-it, e udhëhequr nga Hysen Krasniqi. Kënaqësi e veçante ishte vizita tek bizneset që janë në pronësi të bashkatdhetarëve tanë, ku përjetova nga afër suksesin e tyre”, ka shkruar Haradinaj.
I pari i AAK-së ka thënë se ka pasur rastin ti takoj personalitete të shquara nga shoqata shqiptare në Austri.
“Në takim me bashkëatdhetarët tanë, ku isha i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, koordinatorja e Aleancës për Diasporën, Time Kadrijaj dhe koordinatori i AAK-së për Austri, Miftar Kastrati e shumë miq e kolegë të tjerë, pata rastin të takoj personalitete të shquara nga shoqatat shqiptare, arkitektë, studentë, ekonomistë e afaristë të shumtë, me të cilët patëm bashkëbisedim të sinqertë”, është shprehur Haradinaj.
Ai ka thënë se themelet e shtetit të Kosovës janë vënë edhe me punë e përkushtim të mërgatës shqiptare.
“Themelet e shtetit të Kosovës janë vënë edhe me punë e përkushtim të mërgatës shqiptare. Bashkë, siç kemi qenë edhe në kohërat më të vështira, do të jemi edhe në punët që na presin!”, ka përfunduar Haradinaj./Arbresh.info/
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...