Me të shënuar ora 07:00, është hapur qendra më e madhe e votimit në Prishtinë, në Fakultetin e Filologjisë.
Në këtë qendër kanë të drejt vote mbi 18 mijë persona.
Besfort Krasniqi menaxher i qendrës ka bërë të ditur për arbresh.info se në këtë qendër janë 21 vendvotime dhe në një vendvotim qytetarët mund të votojnë me kusht.
Aktualisht nuk ka numër të madh të qytetarëve.
Në 21 komuna janë 42 kandidatë që garuan edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve dhe sot i mbetet votuesve të vendosin për të parin e komunës së tyre për një mandat katër vjeçar.
Ata do të kenë mundësinë të votojnë në 575 qendra të votimit me 1,638 vendvotime.
KQZ ka bërë të gjithë furnizimin me materiale zgjedhore në të gjitha komunat, ku janë shpërndarë të gjitha materialet zgjedhore me datën 10 dhe 11 nëntor. Ndërsa, dje janë dërguar edhe të gjitha materialet e ndjeshme.
Në të gjitha komunat ku do të ketë garë të dytë për të zgjedhur të parin e komunës, janë 114 ekipe mobile të cilët do t’iu mundësojnë qytetarëve votimin.
Po ashtu, Zyra për Regjistrimin e Partive Politike në KQZ ka bërë të ditur se raundin e dytë të zgjedhjeve do ta monitorojnë 10,510 vëzhgues.
Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar mbi 1500 pako të supozuara me fletëvotime. Procesi i pranimit të votave nga diaspora ka përfunduar dhe vlerësimi i tyre do të fillojë sot.
Qendrat e votimit do të mbyllen në ora 19:00. /arbresh.info/


Banorët mahniten me gatimet e “Labinotit të ri”, Benita i vë...
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...