Sot do të hapen të gjitha dyqanet, pompat e benzinës e barnatoret që ishin të mbyllura për 48 orë në komunat veriore të Kosovës.
Këtë vendim e ka marrë shoqata e afaristëve serb të Kosovës.
Shefi i kësaj shoqate Radosh Petroviq që ishte akuzuar nga Kryeministri Haradinaj ”se bashkë me disa të tjerë kanë bërë gati për një krizë humanitare në veri”, i ka konfirmuar Klan Kosovës vendimin, duke thënë se përkundër se do të kenë mungesa, do të mundohen që nga e mërkura t’i kthehen normalitetit dhe se shpresojnë që me presion ndërkombëtar të hiqet taksa.
Ndryshe, Klan Kosova merr vesh nga burime diplomatike se kanë qenë diplomatë të SHBA-së dhe Gjermanisë që janë kyçur direkt në këtë situatë dhe i kanë kërkuar zyrtarëve të lartë të Serbisë që të heqet orkestrimi i kësaj krize.
Prokuroria e Korçës ngre 4 akuza ndaj autorit të vrasjes së ...
Trump: Irani nuk do të marrë asetet e ngrira para se të arri...
Bastisje në Zubin Potok, konfiskohen katër armë
Kapen pranë kufirit greko-shqiptar 110 kg marijuanë të fsheh...
Kurti: Kanë mbetur më pak se 3 orë kohë, dil dhe voto, mos e...
Deri në orën 16:30 votuan 450 mijë e 641 qytetarë, apo 22.99...