Kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, në një konferencë për media të mbajtur pas orës 15:00 është pyetur edhe për shqetësimet e ngritura për fshirjen e ngjyrës në gisht, e cila vendoset për të identifikuar ata që kanë votuar.
Radoniqi ka thënë se atij personalisht nuk i është fshirë, ndërkohë që ka thënë se ka edhe siguresa të tjera brenda procesit të votimit, sikurse vendosja e nënshkrimit, që pamundëson votimin e dyfishtë.
Ai është shprehur se nuk beson që do të ketë përpjekje për votim të dyfishtë.
“Mua për veti nuk mu ka fshi. Tash ndoshta varet sa ta vendosin në gisht dhe kur tenton me e fshi, kur është e njomë mundet me u fshi, por ka edhe siguri të tjera përvec shenjës në gisht, që janë nënshkrimet. S’besoj që do të ketë përpjekje për votim të dyfishtë”, ka thënë Radoniqi.
Trump: Irani nuk do të marrë asetet e ngrira para se të arri...
Bastisje në Zubin Potok, konfiskohen katër armë
Kapen pranë kufirit greko-shqiptar 110 kg marijuanë të fsheh...
Kurti: Kanë mbetur më pak se 3 orë kohë, dil dhe voto, mos e...
Deri në orën 16:30 votuan 450 mijë e 641 qytetarë, apo 22.99...
Arrestohen dy persona në Pejë për ndërhyrje në proces zgjedh...