Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar Fabrikën e Mobileve “Loni Dekor” në Vushtrri, ku ka theksuar angazhimin e tij për mbështetje të sektorit privat dhe krijimin e vendeve të punës.
Hamza ka deklaruar se, si kryeministër, do të jetë partner kryesor i ndërmarrësve në misionin e krijimit të mundësive për sa më shumë vende pune, me paga dhe kushte më të mira për punëtorët e sektorit privat.
“Fabrika “Loni Dekor” në Vushtrri, sot qëndron si model i suksesit në vend falë disiplinës dhe punës së palodhur për vite me radhë. Si kryeministër, unë do të jem partner kryesor i ndërmarrësve në misionin e krijimit të sa më shumë vendeve të punës, me paga dhe kushte më të mira për të gjithë punëtorët e sektorit privat. Kosova mundet ma mirë. Zhvillimi i mirëfilltë ekonomik dhe përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve janë qëllimi dhe përkushtimi im. #MaMirë”, ka shkruar Hamza./Arbresh.info
Vitinha në pikëpyetje për përballjen me Bayernin, pas lëndim...
Zulfaj: Kosova duhet të përshpejtojë rrugën drejt statusit k...
Sulmet në shkolla, Erdogan propozon ndalimin e rrjeteve soci...
Parashikimi i motit për nesër
Ngushtica e Hormuzit, Macron thirrje SHBA dhe Iranit të ulin...
Nga një muaj paraburgim ndaj 8-të të dyshuarve për bixhoz në...