Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, njofton se ka zhvilluar takim pune me kryetarët dhe përfaqësuesit e komunave që udhëhiqen nga PDK-ja.
Hamza, krahas fotos së publikuar thekson se “në kohë sfidash, përgjigjja jonë është e qartë: punë dhe koordinim i vazhdueshëm. Jemi të përkushtuar për një Kosovë më të mirë për qytetarët”.
Ai shtoi se pikërisht përmes një organizimi në terren dhe një mobilizimi të gjerë politik, PDK mund të ndërtojë një program të qartë, të realizueshëm dhe në përputhje me nevojat reale të qytetarëve.
“Degët tona duhet të jenë qendra të ideve, të angazhimit dhe të komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët. Vetëm përmes një organizimi të mirëfilltë dhe një mobilizimi të sinqertë mund të vijmë me një platformë politike që i përgjigjet pritshmërive të tyre”, u shpreh Hamza.
Në këtë takim u diskutua edhe për rritjen e koordinimit ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal, si dhe për përfshirjen sa më të gjerë të strukturave partiake në procesin e përgatitjes së politikave dhe alternativave zhvillimore.
Duke ruajtur një qasje të përgjegjshme dhe konstruktive ndaj zhvillimeve politike në vend, Partia Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar që përmes organizimit të brendshëm dhe angazhimit në terren, të ndërtojë një platformë serioze dhe të nevojshme për qytetarët e Kosovës.

Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...
Bayerni fiton në frymën e fundit ndaj Real Madridit, dhe kua...
Arsenali kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve
Shefi i NATO-s thotë se Ukraina do të marrë 60 miliardë doll...