Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me qytetarë në Pejë.
Pejanëve, Hamza iu premtoi përfundimin e autostradës Pejë – Prishtinë. Ai tha se kjo rrugë duhet të kryhet që t’iu lehtësohet qarkullimi qytetarëve, ngase janë bërë vite të tëra që kjo rrugë s’është përfunduar.
Po ashtu, Hamza para pejanëve premtoi modernizimin e hekurudhës Pejë – Prishtinë dhe elektrifikimin e rrjetit hekurudhor në të gjithë vendit.
Kandidati i PDK-së për të parin e qeverisë tha se në Rugovë duhen bërë investime specifike nga niveli qendror sepse siç tha ai, nuk mjaftojnë vetëm bukuritë natyrore, pa investuar edhe në infrastrukturë për ta fuqizuar këtë atraksion turistik.
Hamza po ashtu premtoi edhe ndërtimin e ujëmbledhësve dhe digave të ujit për pije e ujitje.
Krahas këtyre, Hamza prezantoi edhe pikat e tjera të programit qeverisës, ku tha se “veç vdekja më ndal nga rritja e pagave dhe pensioneve”.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...