Kandidati për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka prezantuar para banorëve të Kodrës së Trimave planin zhvillimor për lagjen, duke e cilësuar si një nga projektet më të rëndësishme në kuadër të platformës së tij për zgjedhjet lokale.
Në një takim të mbushur me qytetarë, Çeku shpalosi një vizion gjithëpërfshirës për transformimin e kësaj zone urbane, duke u zotuar për ndërhyrje të thella në infrastrukturë, arsim, ambient dhe shërbime publike, shkruan Arbresh.info.
“Kodra e Trimave edhe një herë dëshmoi gjallërinë e saj. Ky plan është rezultat i bashkëbisedimit me qytetarët dhe do të realizohet me pjesëmarrjen e tyre. Është koha që kjo lagje të ketë standardet që meriton,” deklaroi Çeku.
Pikat kyçe të planit për Kodrën e Trimave përfshijnë:
🔹 Ujë të pijshëm pa ndërprerje – Zgjidhje e qëndrueshme për furnizimin me ujë.
🔹 Rrugë të sigurta – Investime në ndriçim publik, trotuare të reja, sinjalizim rrugor dhe kalime për këmbësorë.
🔹 Arsim afër shtëpisë – Çerdhe dhe shkolla publike në distancë ecjeje për çdo fëmijë.
🔹 Lagje e pastër dhe e gjelbër – Menaxhim më i mirë i mbeturinave, kanalizim funksional, parqe dhe kënde lojërash.
🔹 Zgjidhje të drejtë për çështjet e pronësisë – Proces transparent për të adresuar problemet shumëvjeçare.
🔹 Shërbime publike cilësore – Siguri më e lartë, shëndetësi më e afërt dhe transport publik efikas.
Çeku theksoi se kjo nuk është thjesht një premtim elektoral, por një zotim i qartë për një Prishtinë që funksionon, ku çdo lagje, përfshirë Kodrën e Trimave, merr vëmendjen dhe investimin që i takon.
“Kodra e Trimave dhe gjithë Prishtina do të jenë modele të zhvillimit – me qytetarët në qendër të vendimmarrjes,” përfundoi ai, duke marrë mbështetje të dukshme nga të pranishmit./Arbresh.info
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë