Një person i panjohur ka vjedhur 300 euro nga kasaforta e një xhamie në fshatin Shipashnicë e Poshtme, në Kamenicë.
Sipas raportit, i dyshuari ka hyrë në objekt dhe me forcë ka thyer kasafortën, duke marrë para të gatshme në monedha metali. Rasti është zbuluar përmes kamerave të sigurisë.
“Fsh. Shipashnicë e Poshtme, Kamenicë 03.04.2026-NN. Me 06.04.2026 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se përmes kamerave, ka vërejtur një person që kishte hyrë në objektin e xhamisë dhe me forcë e ka thyer kasafortën ku nga aty ka vjedhur 300€ kesh para (monedha metali). Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport./Arbresh.info
Protesta për Gjuhën Shqipe: E drejta në anën e studentëve me...
Djali i Trumpit arrin në Republikën Serbe – pritet nga djali...
Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...
Kishte hipur sipër veturës një person, gjobitet me 150 euro ...
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, policia nis ...
Policia ndalon një veturë me mallra të kontrabanduara në Ban...