Mbrëmë në Mitrovicë të Veriut janë hasur grafite me përmbajtje kërcënuese ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, konfirmoi se grafitet janë shfaqur në rrugën “Vasilije Ostrovski” dhe rasti është iniciuar si “kanosje”.
Sipas Elshanit, grafitet ishin të shkruara në gjuhën serbe, ndërsa përkthimi në shqip është: “Kur në Kosovë do të agojë, Albin Kurti më s’do të rrojë.”
“Mbrëmë pas orës 21:00 në rrugën Vasilije Ostrovski në Mitrovica Veri në mur është shkru një shkrim adresuar kryeministrit Kurti. Pas konsultimit me prokurorin kujdestar është inicu rast kanosje. Nuk ka të dyshimtë e as të arrestuar. Shkrimi i njëjtë me pamje grafike ishte vendos më herët në rrjetin social Telegram”, tha Elshani.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...