Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 23:36, në një pompë derivatesh në qytetin e Pejës, saktësisht në rrugën “KFOR-i”.
Sipas një njoftimi të dhënë për Arbresh.info nga Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës, dy persona të armatosur kanë detyruar punonjësin e pompës që t’ia dorëzonte pazarin, i cili përfshinte rreth 900 euro.
Pas grabitjes, të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë në një drejtim të panjohur.
“Rreth orës 23:36 në rrugën e KFOR-it tranzitit në Pejë, në një pompë derivatesh është ndalë një veturë kanë dalë dy persona të armatosur me armë dhe kanë kërkuar nga punonjësi që t’ia dorëzoj pazarinë, Të njejtit i kanë grabitë rreth 900 euro sipas viktimës dhe të dyshuarit janë larguar me veturë në një drejtim të panjohur”, deklaroi Gashi./Arbresh.info
Kurti komenton deklaratën e Gecit për burgim të përjeshtëm p...
Përurohen transformimi i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK
Shqipëria luan miqësore me Luksemburgun në qershor
Dështon mbledhja e komisionit për shëndetësi, shkak kuorumi
FSK-ja drejt Gazës, Amerika vendos kur nisen trupat nga Koso...
Barcelona ka disa objektiva për merkaton e verës, ndër ta ed...