Një grua është goditur nga një veturë në rrugën “Ekrem Rexha”, në Prizren.
Siç bën të ditur policia, këmbësorja ka qenë duke e kaluar rrugën jashtë shenjave te kalimit për këmbësor dhe është goditur nga një automjet me targa vendore.
“Si pasojë e aksidentit këmbësoreje pëson lëndime trupore dhe me automjetin e emergjencës është dërguar për në Spitalin Rajonal në Prizren dhe sipas mjekut kujdestarë këmbësorja kishte pësuar e lëndime të rënda dhe nga spitali i Prizrenit dërgohet për në QKUK Prishtinë për tretman të me tutjeshëm mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestarë ne Prizren dhe me urdhër te Prokurorit vozitësi i automjetit ndalet për 48 orë, rasti po hetohet nga Njësiti i Trafikut Rajonal në Prizren./Arbresh.info/
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...