Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, i ka bërë thirrje partive politike të angazhohen për themelimin e sa më të shpejtë të Kuvendit sipas rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit.
Ai edhe një herë ka ftuar PAN-in të propozojë kryetarin, dhe në rast dështimin kërkon kompromis.
“Kompromisin që po ja kërkojmë është të mos e kandidojnë atë që është i papranueshëm për kryetar të Kuvendit, sic është Kadri Veseli,” është shprehur Konjufca.
Nuk ka zgjidhje tjetër sipas tij, dhe nëse kjo ofrohet ata do ta shqyrtojnë dhe do të shkojnë përpara dhe pas kësaj thotë se do të punohet për formimin e qeverisë së re./arbresh.info/
Për të dytin vit radhazi, PSG e fiton Ligën e Kampionëve
Hamza nga Lipjani: Kosova nuk është vend i krizave të pafund...
Incident i rëndë në Turqi, fundoset një anije me 148 pasagje...
Vazhdime në finalen e Ligës së Kampionëve
SHBA ndalon një tjetër anije që tentoi të thyejë bllokadën n...
LDK vazhdon fushatën në Pejë, Abdixhiku prezanton projekte m...