Pas propozimit për aktakuzë kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli nga prokurori i Specializuar i Hagës, ky institucion sot ka akredituar edhe avokatë të tjerë për të mbrojtur të dyshuarit, akuzuarit, apo viktimat.
Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Zyra e Prokurorisë së Hagës.
Lista e tanishme përmban 179 juristë.
Komunikata e plotë:
Sot, e mërkurë, 24 qershor 2020, Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) kanë shtuar emra të rinj në Listat e Mbrojtësve. Juristët që e kanë emrin në listë mund të zgjidhen për të përfaqësuar të dyshuar, të akuzuar, një grup viktimash, apo këdo tjetër që gëzon të drejtën e përfaqësimit juridik në procedurat para Dhomave të Specializuara të Kosovës, në përputhje me Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Direktivën për Mbrojtësit. Listat publike përmbajnë emrat e 179 juristëve nga Kosova, Serbia dhe një numër shtetesh të tjera. Mbrojtësit mund të zgjedhin nëse duan që emrat e tyre të përmenden publikisht në faqen e internetit të DHSK-së.
Listat publike përmbajnë emrat e 179 juristëve nga Kosova, Serbia dhe një numër shtetesh të tjera. Mbrojtësit mund të zgjedhin nëse duan që emrat e tyre të përmenden publikisht në faqen e internetit të DHSK-së.
Ky është raundi i shtatë i shpalljeve. Listat publike të mbrojtësve janë publikuar.
Që nga nëntori i vitit 2017, Zyra e Mbrojtjes dhe Zyra e Pjesëmarrjes së Viktimave kanë marrë kërkesa të shumta për pranim. Vlerësimi i kërkesave dhe procesi i pranimit të mbrojtësve do të vazhdojnë edhe më tej. Me vijimin e procesit të vlerësimit, Listat e Mbrojtësve do të përditësohen vazhdimisht dhe në to do të pranohen edhe kandidatë të tjerë, që do të thotë se procesi mbetet i hapur.
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur