Gjykata Themelore në Gjilan ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj Arianit Sllamnikut, duke e zëvendësuar paraburgimin me arrest shtëpiak.
Vendimi është marrë më 13 shkurt 2026, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan.
“Gjykata ka nxjerrë aktvendim, duke zëvendësuar masën nga paraburgimit në masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, thuhet nga zyra për informim.
Më 21 janar 2026, Sllamnikut i ishte caktuar paraburgim 30-ditor.
Ai dyshohet për veprat penale “ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” dhe “eksperimente të kundërligjshme mjekësore”.
Rasti lidhet me përdorimin e barnave të kafshëve dhe terapi të ndryshme ndaj fëmijëve. Hetimet janë thelluar pas dyshimeve për trajtime të paligjshme, me përfshirjen e Policisë dhe Prokurorisë.
Fitoi përballë Orban/ Merz uron Magyar: Drejt një Evrope të ...
Numërohen 84.91% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahe...
Inter fiton me rikthim ndaj Comos dhe i afrohet edhe më shum...
Ylli i Parisit rikthehet për ndeshjen e kthimit ndaj Liverpo...
Kush është Peter Magyar, që rrëzoi Orbanin pas 16 vitesh në ...
Pacolli: Humbja e Viktor Orban shënon fundin e një kapitulli...