Gjykata Themelore në Prishtinë njofton se ka shpallur aktgjykimin kundër dy serbëve R.P dhe D.O për shkak të sulmit ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në maj të 2023-tës.
Sipas njoftimit, i akuzuari R.M është dënuar me burgim prej gjashtë muaj, dënimi i të cilit është zëvendësuar me gjobë, përcjell Arbresh.info.
“I akuzuari R.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj, i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit është zëvendësuar në dënim me gjobë, në shumë prej gjashtë (6) mijë euro, në këtë dënim të njëjtit do t’i llogaritet koha e kaluar nën masën e paraburgimit, ku për secilën ditë qëndrimi do të llogaritet shuma prej njëzet (20) euro”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, i akuzuari tjetër D.O është dënuar me burgim prej gjashtë muaj, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar nën masën e paraburgimit.
“I akuzuari D.O është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar nën masën e paraburgimit”, thuhet në njoftim.
“Të akuzuarit obligohen që t’i paguajnë shpenzimet e procedurës sipas llogaritjes së shpenzimeve të gjykatës, obligohen të paguajnë nga 200 euro për paushallin gjyqësor secili veç e veç, si dhe shumën nga 50 euro, për fondin për kompensimin e viktimave të krimit”, thuhet tutje në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë./Arbresh.info
Lexo edhe:
Dy persona pranojnë fajësinë për huliganizëm në protestën në Zveçan
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...