Një person është arrestuar pasi që dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar në Prishtinë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, i dyshuari në vendin e ngjarjes ka dorëzuar armën AK-47 me një karikatorë dhe 15 fishekë, shkruan Arbresh.info.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar.
“Rr. Papa Kristo Negovani, Prishtinë 22.02.2025, 19:48. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri. I dyshuari në vendin e ngjarjes ka dorëzuar armën AK-47 me një karikatorë dhe 15 fishekë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së