Një person është arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Prishtinë, konkretisht në lagjen Vetërnik.
I dyshuari derisa ka qenë duke lëvizuar me veturë, kishte gjuajtur disa herë në ajër, shkruan Arbresh.info.
Sipas njoftimit të policisë, i njëjti në largim e sipër e kishte hedhur armën nga vetura dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë të fishekut.
I dyshuari nuk ishte intervistuar për shkak se kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“PËRDORIM I ARMËS & ARMËMBAJTJE PA LEJE Veternik, Prishtinë / 21.12.2024 – 19:19. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke lëvizur me veturë kishte shtënë me armë zjarri disa herë në ajër dhe më pas në largim e sipër nga ai vend e kishte hedhur armën nga vetura dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjete dhe konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë të fishekut. I dyshuari nuk është intervistuar për shkak se kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Arbresh.info/
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...