Njësiti rajonal i trafikut rrugor në Gjilan në kuadër të zbatimit të planit operativ për siguri në trafikun rrugor, në pika të kontrollit të automjeteve me radar në dy raste të ndara kanë hasur dy kundërvajtës duke mos respektuar kufizimin e shpejtësisë.
Në njërin rast në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 50 km/h, kundërvajtësja është hasur duke zhvilluar shpejtësinë 89 km/h.
Ndaj saj është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro, tri pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej gjashtë muaj.
Në rastin e dytë, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 50 km/h, kundërvajtësi është hasur duke zhvilluar shpejtësinë 101 km/h.
Ndaj tij është shqiptuar gjoba në vlerë prej 500 euro, pesë pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej një viti./Arbresh.info

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...