Gjini flet rreth mundësisë së koalicioneve të mundshme të AAK-së në Gjakovë.
Kandidati i AAK-së për komunën e Gjakovës i cili është në balotazh me Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa në emisionin “Click” të RTV21 ka thënë se ka biseduar me shumicën e partive politike në Gjakovë dhe ka pasur komunikime me Vetëvendosjen, PDK , LDK, AKR dhe Nismën
. Gjini tha se pas rezultatit të zgjedhjeve ku AAK ka dalë e para është takuar me udhëheqësit e partive politike që nuk kanë arritur në balotazh.
Gjini tha se ai synon votat e të gjitha partive që nuk kanë kaluar në raundin e dytë të zgjedhjeve dhe se koalicionet do të krijohen pas balotazhit pasi që siç tha si duhet të krijohet shumica në asamble.
Vitinha në pikëpyetje për përballjen me Bayernin, pas lëndim...
Zulfaj: Kosova duhet të përshpejtojë rrugën drejt statusit k...
Sulmet në shkolla, Erdogan propozon ndalimin e rrjeteve soci...
Parashikimi i motit për nesër
Ngushtica e Hormuzit, Macron thirrje SHBA dhe Iranit të ulin...
Nga një muaj paraburgim ndaj 8-të të dyshuarve për bixhoz në...