Në kuadër të programit për mërgimtarët, Komuna e Gjilanit në bashkëorganizim me organizatën “Agro-Eko”, ka shënuar “Ditën e Kulturës Austriake”.
Në ngjarje i pranishëm ka qenë kryetari Lutfi Haziri, përfaqësuesja e Ambasadës së Austrisë në Kosovë, Vjosa Huruglica, kryeshefi i kompanisë “Eko-higjiena”, Senad Rama, përfaqësuesi i shoqatës austriako-kosovare, Arsim Vranovci, e qytetarë të shumtë.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari Lutfi Haziri, ka falënderuar shtetin austriak për ndihmën e dhënë Kosovës dhe Gjilanit në veçanti.
Ne emër të ambasadorit të Austrisë në Kosovë, Johann Brieger, të pranishmit i ka përshëndetur Vjollca Huruglica, e cila e ka falënderuar Komunën e Gjilanit për shënimin e “Ditës Kulturore të Austrisë”.
“Austria është një vend mik i Kosovës dhe ndër vendet e para që e ka njohur Pavarësinë e Kosovës. Ky shtet vazhdon ta përkrah vazhdimisht Kosovën dhe është njëri nga investitorët më të mëdhenjë në Kosovë në aspektin ekonomik me një shumë rreth 260 milio në euro investime”, tha Huruglica.
Arsim Vranovci, nga shoqata “Austriako-Kosovare”, ka falënderuar Komunën për këtë iniciativë, ndërsa theksoi se janë duke organizuar ditët e turizmit austriak në Kosovë, ku Gjilani do të jetë si një pikë promovimi.
Programi do të vazhdoj edhe në mbrëmje, ku qytetarët do të kenë mundësi t’i shijojnë produktet austriake
Pacolli i shpreh ngushëllime Ilir Metës për vdekjen e babait
E rëndë, i riu nga Malisheva humb jetën në një lumë në Itali
Komandat Remi në Vushtrri: Koha për t’i dhënë fund krizës po...
Vdes babai i Ilir Metës
Kapja e afro 26 kg marihuanë, Prokuroria e Mitrovicës jep de...
Hapet konkursi për pranimin e 44 kadetëve të rinj