Një person është gjetur pa shenja jete sot në lumin Erenik në Gjakovë.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë, Krist Gjoka i cili thotë se bëhet fjalë për një peshkatar të moshës rreth 70 vjec.
“Sot rreth orës 16:00 është gjetur një trup i pajetë i një personi, i cili është peshkatar. Bëhet fjalë për një person të gjinisë mashkullore të moshës rreth 70 vjece. Ende nuk dihen motivet e vdekjes, por trupi i pajetë është dërguar për obduksion dhe presim rezultatet e fundit”, ka thënë Gjokaj për Indeksonline.
Ndryshe në miellin e redaksisë kanë arritur pamje të trupit të pajetë të këtij personi, por për shkak se pamjet janë tepër të rënda, kemi vendosur të mos u publikojmë.
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...