Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën ‘Jeronim De Rada’ në Prishtinë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, afër viktimës është gjetur një armë e cila dyshohet se ka kryer vetëvrasje, shkruan Arbresh.info.
Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Rr. Jeronim De Rada, Prishtinë 20.11.2023, 19:13. Është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar dhe një armë afër tij me të cilën dyshohet se është kryer vetëvrasja. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Elvis Rexhbeçaj largohet nga Augsburgu, por jo nga Bundeslig...
Si u komentua fitorja e Magyarit në zgjedhjet e Hungarisë
“Punët për Shqipërinë”, Rama në Vlorë/ Kryeministri inspekto...
Trum kritikon vendet e NATO: Paguajmë triliona dollarë dhe a...
Ky është çmimi i naftës për sot
Nuk është Real Madrid, Bayern Munich apo Barcelona, Pep Guar...