Një 60-vjeçar dyshohet se ka kryer vetëvrasje sot në shtëpinë e tij në fshatin Manastiric të Prizrenit.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi tha se policia në vendin e ngjarjes ka hasur në një trup të pajetë të shtrirë në dysheme dhe një kabllo të varur lartë.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë
“Me datë 11.01.2024, rreth orës 15:20 nëpërmes telefonit është raportuar për një rast tē dyshuar për vetvrasje. Policia ka shkuar në vendngjarje në fshatin Manasitric, Prizren dhe dyshimet e para janë se viktima F.K. ,mashkull, 60 vjeç ka kryer vetvrasje . Policia në vendngjarje, në shtëpin e tij ka hasur një trup të pa jetë të shtrir në dysheme dhe një kabllo të varur lart. Është njoftuar prokurori kujdestar dhe të gjitha njësit dhe zyrtarët përgjegjës kanë dal nē vendngjarje dhe janë duke u marr me rastin. Më urdhër të prokurorit trupi I pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, tha Bytyqi./Arbresh.info
Haradinaj: Nuk flas më si opozitar, por si qeveritar i nesër...
Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI-së dhe Policisë, arrest...
Kryeqyteti ndez dritat e fundvitit
SHBA ndalon importin e gomave nga fabrika kineze në Serbi
Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale
Opozita kritikon Vuçiqin për mungesë në samitin BE-Ballkani ...