Një 62-vjeçare është gjetur e vdekur në rrethana të dyshimta në Gurakoc të Istogut.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
“Sot në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 7:20, kemi pranuar informatën se një person i gjinisë femërore është gjendur pa shenja jete në Gurakoc të Istogut”, ka thënë Nikçi, teksa ka sqaruar se në vendin e ngjarjes ka dalë Policia.
Po ashtu, ai tha se prokurori i krimeve të rënda ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për autopsi./Arbresh.info/
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...