Tre zyrtarë policorë të cilët ishin në detyrë në një pikë statike në veri të Mitrovicës, u sulmuan pas mesnatës me mjete piroteknike dhe shishe qelqi nga persona të panjohur.
Policia bën të ditur se nuk raportohet për të lënduar ndërsa hetimet në lidhje me sulmin ndaj personave zyrtarë kanë nisur, shkruan Arbresh.info.
“Mitrovicë Veri / 09.12.2024 – 00:30. Raportohet se gjatë qëndrimin në pikë statike ndaj tre zyrtarë policorë, persona të pa njohur, nga ndërtesa kanë hedhur mjete piroteknike dhe shishe qelqi. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë