Zyrtarja e LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla ka shpërthyer me akuza kundrejt qeverisë së Kosovës.
Sipas saj, qeveria e Kosovës po i gënjen qytetarët dhe deputetët dyfish për çështjen e vizave
Gërvalla, konsideron se disponimi për heqjen e vizave për Kosovën nuk është kurrkund.
Shkrimi i plotë i Gërvalles:
Paradite zëdhënësi i qeverisë së Kosovës premton që nëse marrëveshja e papranueshme dhe kundërkushtetuese e demarkacionit me Malin e Zi kalon në Kuvend, vizat do të hiqen brenda 90 ditësh. Pasdite BE-ja (përmes përfaqësueses së saj në Prishtinë) thotë se askush nuk mund të flasë për një datë të saktë rreth kësaj çështjeje. Qeveria i gënjen qytetarët dhe deputetët dyfish, sepse ajo e din që vendimin rreth vizave për Kosovën nuk e merr Komisioni Evropian, por vendet anëtare të BE-së. Dmth. vendimi merret në Berlin, Paris dhe kryeqytetet e tjera evropiane. Dhe që disponimi për heqjen e vizave në këto kryeqytete është kurrkund, më së paku ka të bëjë me demarkacionin me Malin e Zi. Korrupsioni dhe krimi i organizuar fatkeqësisht mbetet sfida kryesore e Kosovës./Arbresh.info/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë