Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se gazetari Vehbi Kajtazi është kërcënuar me jetë mbrëmjen e 8 tetorit.
Kjo, sipas AGK-së, është bërë përmes një mesazhi në llogarinë e tij në Facebook. AGK thotë se ka kontaktuar me gazetarin Kajtazi dhe ai tashmë ka njoftuar autoritetet përgjegjëse lidhur me kërcënimin serioz që ka marrë. AGK kërkon nga Policia e Kosovës që të reagojë shpejt për lokalizimin e kërcënuesit në mënyrë që të shmanget çfarëdo rreziku për jetën e gazetarit Kajtazi, thuhet në reagim./arbresh.info/
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...