Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, ka reaguar me entuziazëm pas lajmit për pranimin e Kosovës si anëtare me të drejta të plota në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).
Përmes një postimi publik në faqën e agjencisë, Gashi e ka cilësuar këtë zhvillim si një arritje historike për vendin dhe për arsimin e lartë në Kosovë.
“Kosova, anëtare me të drejta të plota në EQAR! Me krenari ndajmë lajmin historik,” shkroi Gashi.
Ai theksoi se Kosova është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që arrin këtë status prestigjioz, çka tregon nivelin e përkushtimit për cilësinë në arsim dhe përputhshmërinë me standardet evropiane.
“Kjo arritje e jashtëzakonshme vërteton përkushtimin e Kosovës për arsim cilësor dhe standarde evropiane,” deklaroi ai.
Sipas Gashit, përfitimi i drejtpërdrejtë nga ky zhvillim do të jetë te studentët, diplomat e të cilëve tani do të kenë vulën e cilësisë evropiane, duke lehtësuar njohjen dhe mundësitë jashtë vendit.
“Diplomat tona tashmë bartin vulën e cilësisë evropiane, duke hapur dyert e së ardhmes për studentët tanë,” shtoi drejtori i AKA-së. Mes tjerash,Gashi falënderoi të gjithë ata që kontribuan në këtë proces.
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit