Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka komentuar ‘garën’ për president të Vjosa Osmanit dhe Ramush Haradinajt.
Shala tha se LDK-ja nuk do ta votonte asnjë president, pa një marrëveshje politike paraprake, transmeton arbresh.info.
“Situata me Ramush Haradinajn para aktgjykimit të Kushtetueses ishte tjetër sepse Kosova s’kishte President dhe ne kemi një afat kushtetues për ta zgjedhur atë. Pretendimi politik i Haradinajt në atë situatë është normale. Por tash po garojmë për parlament. Tash kjo është një çështje e aleancave. LDK s’voton askënd nëse s’ka aleancë”, ka deklaruar Shala në Rubikon.
Shala tha se s’mund të kërkohet vota për Osmanin presidente nga deputetët e LDK-së sepse fillimisht duhet marrëveshja./arbresh.info/
Vrasja e policit, ministri Lamallari: Kam kërkuar nisjen e p...
Prattipati: Kosova përball zgjedhjes strategjike, të veprojë...
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa