Vendet e rajonit së fundmi kanë shpenzuar miliona euro nga buxheti i tyre për të blerë armatim.
Hiq më larg se të enjten e 25 prillit, Kroacia bleu nga Franca gjashtë avionë “Rafale”, nga gjithsej 12 sa ka blerë deri tani.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami për Arbresh.info thotë se edhe Kosova është renditur krahë vendeve të rajonit që të blejë armatim.
“Kosova është orientuar të pajiset me armatime mbrojtëse, assesi me armatim sulmues, siç kemi të bëjmë me Serbinë e cila gjithë armatimin e ka të orientuar kah sulmi, jo vetëm ndaj Kosovës, por edhe ndaj Malit të Zi, Bosnje-Hercegovinës dhe pse jo Maqedoninë. Kosova është në rrugë të mbarë duke u koordinuar me ndërkombëtarët, dhe në të ardhmen do të jetë e aftë t’i mbroj kufijtë e vetë në bashkëpunim me vendet aleancës veri-atlantike”, thotë Islami.
Sipas tij, Kosova jo vetëm se është prodhuese e paqes dhe sigurisë në vend, por aspiron të jetë edhe më gjerë.
Ndërsa, sa i përket një lufte të mundshme, Islami mendon se vendi ynë nuk është i rrezikuar, pasi do të koordinohet me NATO- n, njëjtë siç koordinohen edhe sot.
Ai, për blerjen e armatimit nga vendet e tjera të rajonit, thotë se sulmet ruse në Ukrainë kanë shpërfaqur gjendjen e sigurisë jo vetëm në Evropë por edhe më gjerë.
“Historia ka treguar se sa janë të papërgatitura vendet e Evropës dhe vendet e tjera. Dhe duke e pas parasysh brutalitetin ndaj një vendi sovran, fabrikat ushtarake janë aktivizu në Evropë edhe më gjerë sepse asnjë vend më nuk është imun dhe nuk duhet të pres nga askush”, shton njohësi i sigurisë.
Ai shton se e vetmja mundësi që të përballen me agresionin rus, nëse e fiton luftën me Ukrainën është armatosja dhe përgatitja për ndërhyrje të mundshme sepse balancat e forcave ushtarake rregullohen atëherë paqja është më e sigurt.
Sipas tij edhe Kosova e ka shtuar buxhetin e saj për armatim.
“Në kuadër të kësaj jo vetëm e vendet Ballkanit Perëndimor, por edhe vendet e rajonit, por edhe Kosova e ka shtuar buxhetin e saj, madje edhe më tepër sesa vendet e tjera”, shton Islami.
Por, sipas tij, blerja e armëve nuk është sinjal për luftë, por për të ruajtur paqe.
“Unë mendoj se armatosja e vendeve është për të prodhuara paqe dhe siguri sepse Rusia edhe Serbia dy vene te cilat janë destabilizuese e njohin vetëm gjuhën e forcës, Pra kur Evropa dhe vendet e tjera janë të armatosura janë të koordinuara atëherë do të ketë paqe dhe siguri”, thotë ai.
Përndryshe, Islami shton se nëse nuk armatoset Evropa, Rusia është e gatshme të shkoj edhe më tutje.
Arifi: Frika nga armatimi i Serbisë, po nxitë vendet ballkanike të armatosen
Kurse, analistit politik, Dritero Arifi, thotë se kjo po ndodh për dy arsye dhe gjithë fajin për këtë e ka Serbia.
“Po është e vërtetë që kohëve të fundit shumica e vendeve ballkanike kanë filluar që të armatosen, pra që të investojnë më shumë në sektorin e mbrojtjes të ushtrisë dhe të armatimit. Kjo është për dy arsye, e para është për shkak se gjendja gjeopolitike në marrëdhëniet ndërkombëtare është jashtëzakonisht shumë e acaruar për shkak të konflikteve dhe luftës në Rusi dhe Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme. Dhe arsyeja e dytë është për shkak se armatosja e Serbisë në vitet e fundit ka ndikuar në militarizmin e politikës së Ballkanit, dhe në një farë mënyre vendet e Ballkanit për t’iu përgjigjur Serbisë kanë filluar që t’i militarizojnë edhe vendet e tyre, në kuptim e asaj që të armatosen edhe ato që të krijohet një balancë i forcave në mes vendeve ballkanike”, thotë Arifi për Arbresh.info
Furizimin e vendeve të rajoni me armatim, ai e sheh si kundërpërgjigje ndaj Serbisë.
“Në vend që vendet e Ballkanit të mundoheshin që të zhvillonin politika integruese e zhvillimore, ne zhvillojmë politika militarizuese por për shkak të Serbisë, sepse Serbia e ka filluar e para me ble armatim jashtëzakonisht shumë dhe normalisht kur një vend armatoset atëherë ai nuk armatoset për çështje paqësore dhe kjo ka ndiku edhe në vendet e tjera të Ballkanit si kundërpërgjigje ndaj armatosjes së Serbisë”, thekson Arifi.
Sipas tij, vendet e perëndimit duhet të kenë nën kontroll mënyrën dhe sasinë e armatimit që po bëhet në Ballkan.
Ai nuk sheh rrezik për ndonjë konflikt, apo luftë në rajon, duke shtuar se Serbia është e rrethuar nga të gjitha anët me vendet e NATO-s.
“Sa i përket luftës, nuk, besoj se do të ketë luftë sepse Serbia është e rrethuar me të gjitha vendet e NATO-s, edhe në Kosovë edhe pse nuk është vend i NATO-s, është NATO brenda Kosovës. Dhe në një farë forme edhe hapësirat tokësore edhe ajrore Serbia e ka jashtëzakonisht të kufizuar Kështu që një konflikt lufte është i pamundur për shkak të pafuqisë së Serbisë që të ballafaqohet me vendet e NATO-s .Dhe është diçka e pakrahasueshme”, thotë ai.
Tutje, ai shton se mund të ketë konflikte të vogla të provokuara nga ana e Serbisë, si sulmi terrorist i 24 shtatorit në Bansjkë ku u vra heroi Afrim Bunjaku, por që sipas tij mund të menaxhohen.
“Këto janë gjëra që mund të menaxhohen më mirë në të ardhmenNuk pres ndonjë konflikt më të madh për shkak të evoluimit të madh të perëndimit në rajonin e Ballkanit perëndimor’, përfundoi ai.
Më 11 janar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave anti-tank FGM-148 “Javelin”.
Raketat Javelin
Çka janë raketat “Javelin” dhe për çka shërbejnë?
FGM-148 Javelin është një sistem antitank portativ i prodhuar nga ushtria amerikane.
Raketa prodhohet që nga viti 1994 dhe nga atëherë kanë ardhur duke u përmirësuar. Ushtria amerikane e përdori për herë të parë këtë raketë në Irak dhe Afganistan më 2003.
Raketa Javelin u bë e njohur në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës. Ukraina i ka përdorur gjerësisht këto raketa për shkatërrimin e automjeteve të blinduara ruse.
Ky sistem raketor drejtohet automatikisht drejt objektivit pas lëshimit. Ushtarët mund të ripozicionohen menjëherë pas lëshimit dhe mund ta ngarkojnë për gjuajtjen e radhës. Raketa ka aftësi të arrijë shpejtësinë deri në 150 metra në sekondë (540 km/h) pasi të lëshohet.
Raketat Javelin rrallë huqin objektivin.
Një raketë Javelin kushton rreth 180 mijë dollarë.
Në vitin 2020 me gjithë kërcënimet për sanksione, Serbia bleu sërish armë nga Rusia.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, atë kohë ishte shprehur se sistemet kundërajrore Pantsir S1, janë blerë pas këshillave nga presidenti rus Vladimir Putin. “
Blijeni Pantsirin. Është treguar shumë i efektshëm në Siri”, kishte cituar ai presidentin rus.
Sistemet kundërajrore Pantsir S1
Gjashtë nga 12 avionët e llojit “Rafale” që Kroacia bleu nga Franca në vitin 2012, u ulën në aeroportin “Franjo Tuxhman” në kryeqytetin Zagreb.
Në ceremoninë e dorëzimit në aeroport morën pjesë presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, kryeministri Andrej Plenkoviq si dhe zyrtarë të tjerë ushtarakë dhe politikë.
Kroaci/ Momenti kur arrijnë avionët luftarakë “Rafale”
Të enjten në kazermën “Ilinden” në Shkup u dorëzuan 76 automjete si donacion nga Norvegjia.
“76 automjete, nga të cilat 36 janë automjete të lehta këmbësorie të tipit Mercedes Benz-290GD, Multi 2 dhe 40 automjete transportuese kamionë Skania-P3, janë të fundit nga projektet e shumta të bashkëpunimit të vazhdueshëm të shkëlqyer në fushën e mbrojtjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Norvegjisë”, thuhej në njoftimin nga Ministria e Mbrojtjes.
Automjetet që Norvegjia ia dhuroi Maqedonisë së Veriut
Kujtojmë, se ekspertuesit më të mëdhenj të armëve në pesë vitet e fundit janë Shtetet e Bashkuara, Rusia, Franca, Gjermania dhe Kina.
Ndër importuesit kryesorë të armëve në pesë vitet e fundit ishin Arabia Saudite me 12 për qind, India me 9.2 për qind dhe Egjipti me 5.8 për qind./Arbresh.info/Kujtesë Berisha/
Stacioni Policor Qendra ndriçohet në shenjë solidarizimi nda...
Sveçla dhe Haxhiu vizitojnë stacionin policor në Leposaviq, ...
FSHF: VAR në Shqipëri funksionon me 7 kamera, mundësohet nga...
Me të nisur prime, Pauli ndërprenë rrugëtimin e tij në BBVK
SHBA-ja i fut në listën e zezë Artan Grubin dhe Enver Bexhet...
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të dytë t...