Forca e Sigurisë së Kosovës njofton se pjesëtarët e saj Agron Bojku dhe Emir Ahmetaj në garën e “Luftëtari më i mirë” kanë treguar performancë të lartë duke përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë.
kështu bën të ditur FSK me anë të një njoftimi, shkruan Arbresh.info.
“Partneriteti me Ajova është një nga partneritet më të suksesshme që ka krijuar mundësi për t`u trajnuar e shkëmbyer përvojat së bashku, gara e “Luftëtari më i mirë” është në garë vjetore ku pjesëmarrësit sfidohen në disa disiplina ushtarake, si ato fizike e taktike dhe vlerësimi bëhet për secilën disiplinë. Ushtarakët nga FSK-ja, treguan disiplinë dhe së bashku me pjesëmarrësit tjerë shkëmbyen përvojat e tyre, falë angazhimit disiplinës dhe përkushtimit ata radhitën ndër më të mirët, në kategorinë e ushtarëve OR3 Emir Ahmetaj u rendit i katërti, ndërsa OR5 Agron Bojku në kategorinë e nënoficerëve u rendit i pesti”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit të FSK-së kjo garë sfidon pjesëmarrësit në: testim fizik, kualifikimi me armë M4, gjuajtje stresuese me M4 dhe M17, navigim tokësor ditën dhe natën, detyrat e luftëtarit, poligoni me pengesa, hedhja e granatës, paraqitja para bordit, marshimi me pesha në 20 km dhe detyra tjera të luftëtarit./Arbresh.info/
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...