Në raportin e organizatës “Freedom House” për Vendet në Tranzicion, i publikuar të mërkurën, Kosova radhitet sërish në grupin e regjimeve hibride/demokraci tranzicionale.
Në një shkallë vlerësimi nga 1 deri në 7 pikë, ku 1 është shkalla më e ulët e demokracisë, sipas raportit të sivjetmë Kosova shënoi një përparim nga 3,14 pikë sa kishte në raportin paraprak, në 3.25.

Rritja është shënuar në kategorinë e qeverisjes demokratike në vend, që ishte 2.50 pikë në raportin e vitit të kaluar, ndërsa këtë vit është 3.00.
Vlerësimet për pavarësinë e gjyqësorit janë rritur po ashtu në 2.75, ndryshe nga 2.50, sa ishte në raportin e kaluar, ndërsa të gjitha vlerësimet tjera mbeten të pandryshuara nga një vit me parë.
Nga vendet e rajonit gjendja është përkeqësuar në Serbi dhe në Bosnjë e Hercegovinë, ndërsa në Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, situata është e pandryshuar në krahasim me vitin e kaluar. /VOA/
Përplasje mes një automjeti dhe kamionetës së FSK-së, tre të...
Drogë në pampersin e një fëmije, dështon tentimi për futjen ...
Haradinaj nderon Dr. Rexhep Tafën, vendoset pllakë përkujtim...
Hapet aplikimi për studentët për shtesën prej 100 eurove
BE thirrje partive për fushatë të respektueshme: Përmbahuni ...
KPK-ja hap konkurs të ri për Kryeprokuror të Shtetit