Teksa falënderoi qytetarët e Kosovës për ngrohtësinë, ai tha pavarësisht se drejtësisë i takon të gjykojë krimet e luftës, megjithatë është i gatshëm të rrëfejë gjithçka që pa me sytë e tij e çka përjetoi gjatë masakrave serbe që u kryen në popullatën shqiptare.
“Shumë njerëz më merrnin në dhomat e tyre, më jepnin ushqim, më tregonin historitë e tyre, më linin t’i fotografoja jetët e tyre, dhe kjo është, e dini, ajo që unë e kujtoj më shumë. Sigurisht që të gjitha ato histori të këqija, që të gjithë i dimë se kurrë nuk do të na duhet t’i përjetojmë. Por, e dini, takimi me njerëzit, dhe gjithashtu gjithë ajo ngrohtësi që kam pasur më pas nga njerëzit që më ftonin nga Kosova, më falënderonin që isha këtu, dhe gjithashtu si sot, ka shumë rëndësi për mua. Dhe unë jam vërtet mirënjohës për këtë. Sa i përket çështjes së krimeve të luftës, unë mendoj se kjo është diçka që ata duhet ta vendosin vetë. Unë po flas vetëm për atë që pashë, dhe nëse dikush dëshiron të më pyesë diçka në lidhje me atë që përjetova, ata janë gjithmonë të mirëseardhur, mund të më thërrasin ose çfarëdo, unë jam i gatshëm. Por triumfin, do t’ia lë ligës”, theksoi ai.
SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund...
ASK: Rritet numri i vizitorëve në hotele për 9.4% në shkurt ...
Vjosa Osmani në LDK? Zemaj: Ka hapësirë për të gjithë
Arrestohen e më pas lirohen dy punonjës të Postës së Serbisë...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri rrit fondet pas protestës ...
NASA publikon fotografi nga Artemis II: Përshëndetje, Hënë!