Komuna e Prishtinës ka filluar rregullimin e parkut të të martuarve, park ky i pari i këtij lloji në vendin tonë. Tashmë po punohet për rregullimin e shtigjeve, ulëseve dhe hapësirave të tjera të këtij parku, në kuadër të projektit paraprak të Komunës.
Rregullimi bazik parkut pritet të përfundojë shumë shpejt, dhe më tutje ai do të pasurohet në vazhdimësi nga qiftet që do të martohen në kryeqytet. Secili nga këto qifte, do të ketë mundësi të mbjellë një fidan në këtë park. Në këtë formë, përveç që do ta shënjojnë lidhjen e tyre, do të ndikojnë direkt në zgjerimin dhe kultivimin e hapësirave të gjelbra.
Ky është veç një hap i vogël, por tejet i rëndësishëm në përmirësimin e ambientit në kryeqytetin tonë. Komuna e Prishtinës angazhohet për sa më shumë hapësira të tilla të gjelbra, dhe fton qytetarët për bashkëpunim në këtë drejtim./Arbresh.info.
parku,
Hoxhaj mbështet rinumërimin e plotë: Çdo manipulim i votës e...
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...
Bateritë për ruajtje energjie nga programi me SHBA-të vendos...
Skandali me vota, ndërprehet mandati i përfaqësuesve të subj...