Më së shumë reshje të shiut nga një gushti, e deri më sot ka patur në Ferizaj, derisa në shumicën e qyteteve shiu po vazhdon.
Institucionet kanë ngritur alarmin për mundësinë e përkeqësimit të situatës, derisa në disa vende të rajonit ka patur edhe vërshime.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bënë të ditur për arbresh.info se për këto gjashtë ditët e fundit sasi të reshjeve të mëdha janë regjistruar edhe në Prishtinë e Pejë.
Reshjet nga 1 -6 gusht:
Prishtinë= 38.8 mm
Pejë= 37.7mm
Prizren= 12.1mm
Gjakovë=8,1mm
Kamenicë= 23.5mm
Ferizaj= 64.5mm
Junik= 13.9mm
“Për momentin janë regjistruar këto sasi të reshjeve në këto stacione, mm ose litër për metër katrorë, reshjet vazhdojnë. Temperatura të ulëta nuk do të ketë”, bëjnë të ditur në IHMK./arbresh.info/
Deputetët serbë lëshojnë sallën pas vendimit për sulmin terr...
Prokurori Naim Abazi pas aktgjykimit për Banjskën: Do të kër...
Aktgjykimi për rastin e Banjskës, Dushan Maksimoviq dënohet ...
Të akuzuarit për rastin “Banjska” Vlladimir Tolliq dhe Bllag...
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...