Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi u ka bërë thirrje ish-anëtarëve të LDK-së që tashmë janë në Listën Guxo të rikthehen në shtëpinë e tyre.
Bislimi tha se arsyeja pse ata janë larguar ka qenë për shkak të lidershipit, ndërsa sot thotë se është një lidership tjetër.
“Arsyeja që ata janë larguar kanë qenë për shkak të lidershipit të LDK-së. Ndërsa tash është ndërruar lidershipi. Do të ishte politikisht korrekte që të gjithë ata përkrahës të rikthehen në LDK, në shtëpinë e tyre”, tha Bislimi, në T7.
Ai madje thotë se rikthimi i tyre do të ishte gjëja më korrekte që do të duhej të ndodhte në këto zgjedhje.
“Do të ishte gjëja më korrekte që do të duhej të ndodhte në këto zgjedhje”, shtoi Bislimi.
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Kvaratskhelia për finalen me Arsenalin: Ndeshja më e madhe e...
Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës
Enrique pasi arriti finalen: Mbrojtja ishte më e mirë se sul...
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri