Drejtësi për viktimat kërkojnë familjarët e atyre që pësuan 18 vjet më parë. Krimet nuk harrohen por të afërmit e viktimave të luftës duan që të ketë drejtësi edhe për ata.
Sidoqoftë pavarësisht padive, drejtësia për ta duket se nuk do të vijë edhe për një kohë të gjatë.
Gjatë luftës policia e ushtria serb masakroi mbi 140 persona në fshatin Studime të Vushtrrisë.
Për gjithë këto krime Skender Gërxhaliu është njëri nga dëshmitarët e kësaj kohe të cilit iu vranë një pjesë e familjes të ngushtë.
Ai tregon se pjesëtarë të policisë serbe që kanë marrë pjesë në kryerjen e kësaj masakre janë të njohur por pavarësisht kësaj thonë se ata vazhdojnë të jenë të lirë.
Megjithë padinë për krime lufte që këta banorë kanë bërë asnjë prej autorëve nuk është dënuar.
Një pjesë të fjait ia lënë institucioneve të Kosovës të cilat Gërxhaliu i cilëson si neglizhente.
http://www.dailymotion.com/video/x66x50z#tab_embed
Kryeministri i Spanjës: Netanyahu dëshiron të shkatërrojë Li...
U mungon Botërori nga viti 2002, Guler: Të kualifikohemi ësh...
Aksident tragjik në Gjermani, një 29-vjeçare nga Kosova dhe ...
Arrestimi i shqiptarëve në Serbi, reagon Ministria e Punëve ...
“Bileta ka për miqtë, për klientët, për turistët” – TKZ-ja n...
Kombëtarja e Kosovës zhvillon seancën e fundit stërvitore pa...