Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se në këto zgjedhje të kandidojë për deputet, me numrin 28.
Ai përmes një postimi në Facbook, tha se renditja ka rëndësinë e saj, por sipas tij, në fund më e rëndësishmja është lidhja që krijohet me qytetarin.
“Sot u publikuan numrat e kandidatëve në listën e Lidhja Demokratike e Kosovës. Renditja ka rëndësinë e saj, por besoj se në fund më e rëndësishmja është lidhja që krijohet me qytetarin, besimi që ndërtohet dhe puna që bëhet me përkushtim. Demokracia është e bukur sepse i jep secilit mundësinë të zgjedhë me bindje dhe me zemër për Kosovën që dëshiron të shohë nesër. Unë do të garoj me numrin 28. Me shpresë, me energji pozitive dhe me vullnet për të vazhduar punën në shërbim të qytetarëve dhe të Kosovës sonë. Voto me bindje. Zgjedh me besim. Vendos me shpresë”, ka shkruar ai.
ASK: Inflacioni në Kosovë arrin 7,5% në prill 2026
Mimoza hedh akuza ndaj Zhakut: Me mua nuk ke histori, mund t...
Besfort Zeneli merr ftesën nga Suedia për Kampionatin Botëro...
Për herë të parë Specialja publikon pamjet nga brenda burgut...
Komuna e Zetës në Mal të Zi kërkon tërheqjen e njohjes së Ko...
Gashi: Do të garoj me numrin 28 – e rëndësishme është lidhja...