Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka përfunduar dëshminë ekspertja e transkriptimit në fushën e kriminalistikës, Helen Fraser, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të cilët akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Kjo dëshmitare është thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit dhe është dëshmitarja e parë e cila po dëshmon fizikisht në këtë rast gjyqësor pas dëshmitarëve të Prokurorisë, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Gjatë fundit të dëshmisë së saj, ekspertja bëri disa sqarime për mbrojtjen e Hashim Thaçit për shkak se kjo e fundit pati disa pyetje shtesë nga mbrojtja e po ashtu më pas edhe nga gjyqtari i vetëm, Christopher Gosnell.
Përveç kësaj, në fund të seancës u pranuan disa prova materiale lidhur me këtë dëshmitare të propozuara nga mbrojtja e Thaçit.
Kurse, tri ditët e tjera të rezervuara për seancë në këtë rast gjyqësor, u anuluan me urdhër të gjyqtarit.
Gjyqtari ua rikujtoi palëve afatet që tashmë iu janë vendosur lidhur me mbarëvajtjen e procesit gjyqësor.
ASK: Inflacioni në Kosovë arrin 7,5% në prill 2026
Mimoza hedh akuza ndaj Zhakut: Me mua nuk ke histori, mund t...
Besfort Zeneli merr ftesën nga Suedia për Kampionatin Botëro...
Për herë të parë Specialja publikon pamjet nga brenda burgut...
Komuna e Zetës në Mal të Zi kërkon tërheqjen e njohjes së Ko...
Gashi: Do të garoj me numrin 28 – e rëndësishme është lidhja...