28 Nëntori për shqiptarët kudo që janë shënon një nga ditët më të lavdishme të kombit.
Sot mbushen 112 vjet nga dita kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë. Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës shpalli Pavarësinë e Shqipërisë.
Se kjo festë bashkon gjithë shqiptarët kudo që janë e thotë edhe historiani nga Vushtrria, Izet Miftari.
Ai thotë se jo më kotë është bërë e pamundura që pavarësia të shpallet më 28 Nëntor, në mënyrë që të ruhet kujtesa e ngritjes së flamurit nga Skënderbeu në Krujë.
“Kjo festë është ruajtur me fanatizëm të madh, në Shqipëri festohet me fanatizëm të madh, është festë që i bashkon shqiptarët, ka ndonjëherë batica dhe zbatica për shkak të ndryshimeve të mëdha që po ndodhin, megjithatë shqiptarët ruajnë dhe kujdesen shumë që festa e flamurit të festohet në mënyrën më të mirë të mundshme, sepse është festë e veçantë”, thotë Miftari për Arbresh.info
Ai beson se kjo festë do të jetë një ndër festat të popullit shqiptar.
Historiani tregon sesi është festuar kjo festë në vitet e mëparshme dhe si festohet sot.
Gjatë intervistës, Miftari vlerëson se kur vjen 28 Nëntori krijohet atmosfera vetvetiu, duke shtuar kjo ditë do të mbetet një ndër datat më të rëndësishme.
Ai shprehet se duhet të sensibilizohen të rinjtë për vlerën dhe peshën e rëndësisë që kanë festat kombëtare.
Kurse si heronjtë më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Miftari përmend Skënderbeun, Ismail Qemailin dhe Adem Jasharin./Arbresh.info/Kujtesa Berisha/
Intervista e plotë:
Tre vjet burgim për policin që plagosi një qytetar në veri t...
INSTAT: 1 në 5 persona në Shqipëri jetojnë në prag varfërie
Nagavci: 1,977 studente përfituan bursa STEM, në vlerë të 1 ...
Rusia kryen sulme masive ndaj objekteve energjetike të Ukrai...
Kosova në grup me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë: Hadërgjon...
Osmani me kongresistin republikan flasin për thellimin e lid...